Rezervuarët e ujit po pastrohen dhe dezinfektohen

Rezervuarët e ujit po pastrohen dhe dezinfektohen

KRU “Prishtina” njoftoi se sot u pastrua dhe dezinfektua rezervuari i ujit në stacionin e pompave “Kroni” në Fushë Kosovë.

Për këtë arsye, KRU “Prishtina” tha se ne e kemi ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm për konsumatorët e zonës që furnizohen nga ky sistem.

“Furnizimi me ujë do iu rikthehet në orën 22:00, dhe vlen të theksohet se Bardhi i Madh ditëve në vijim, do të ketë furnizim me ujë 8 orë brenda 24 orëve”, thuhet në komunikatë.

Punëtorët e saj, thotë KRU” Prishtina”, meritojnë respekt pasi me punë të pandërprerë po u dalin në ndihmë qytetarëve, andaj kërkojnë t’i trajtojmë ata sikurse mjekët, infermierët e policët, në vijën e parë të frontit në përballje me virusin COVID-19.

Ndryshe, pastrimi i rezervuarëve është i domosdoshëm për ruajtjen e cilësisë dhe sasisë së ujit të pijshëm.

Shpërndaje në: