Rezidenca, banesa, kompani e tokë: Përparimi i Prishtinës mbi 20 milionë euro pasuri

Rezidenca, banesa, kompani  e tokë: Përparimi i Prishtinës mbi 20 milionë euro pasuri

Rreth 20 milionë euro është pasuria e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, shkruan Periskopi.

Rezidenca, banesa, tokë e 11 kompani i posedona kryetari i ri i kryeqytetit të Kosovës.

Rama e ka deklaruar për herë të parë pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit -AKK, si zyrtar i lartë publik.

Ka deklaruar se pasuria e paluajtshme e tij kap vlerën 14.5 milionë euro. Këtu hyjnë toka, banesa, objekte biznesore e rezidenca. Vetëm një rezidencë e ka deklaruar në vlerë prej 4 milionë e 794 mijë euro.

Pasuria e lujtshme është në vlerë prej rreth 4.1 milionë euro. Veturë Tesla Model x në vlerë prej 83 mijë euro, BMW X5 në vlerë 7000 euro dhe koleksion pikturash (mbi 400) në vlerë prej 4 milionë euro. Kjo është shënuar si trashëgimi familjare.

Ka paraqitur se ka aksione në 11 kompani të ndryshme, kapitali i të cilave është afro 5 milionë euro.

Para të gatshme në bankë ka deklaruar  se ka 46 mijë e 500 euro.

Po ashtu ka deklaruar se është borxh deri ën fyt, ndaj bankës e ndaj personave fizik.

Shpërndaje në: