Rezniqi: Me vullnet dhe energji do angazhohemi për një kryeqytet aktiv e sportiv

Rezniqi: Me vullnet dhe energji do angazhohemi për një kryeqytet aktiv e sportiv

Kandidati i AAK-së për asamble komunale në Prishtinë, Tomorr Rezniqi ka thënë se si asambleist i ardhshëm, do t’i luftojë nga afër të gjitha pengesat dhe problemet që ne si shoqëri i kemi hasur këto vite.

Rezniqi u zotua se me vullnet dhe energji të mirë do të angazhohet për një jetesë sa më të mirë dhe një qytet aktiv e sportiv.

Njoftimi i plotë:

Shoqëri e familjarë, Me datën 17 Tetor 2021 ju bëj thirrje të më votoni për asambleist në zgjedhjet Komunale për Prishtinë.

Vota juaj më jep të drejtën t’i luftoj nga afër të gjitha pengesat dhe problemet që ne si shoqëri i kemi hasur këto vite.

Zotohem se me vullnet dhe energji të mirë do të angazhohem për një jetesë sa më të mirë dhe një qytet aktiv e sportiv.

#paraPrishtina

#punamarë 7 121

Shpërndaje në: