Rezoluta kundër raportit të Dick Marty, Edi Rama i drejtohet Këshillit të Evropës më 12 tetor

Rezoluta kundër raportit të Dick Marty, Edi Rama i drejtohet Këshillit të Evropës më 12 tetor

Më 12 tetor do t’i drejtohet Kryeministri Edi Rama, Këshillit të Evropës, për raportin e Dick Marty, në lidhje akuzat e trafikimit të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë.

Në seancën e fundit plenare të sesionit të kaluar, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 125 vota pro rezolutën kundër raportit të Dick Marty për trafik organesh nga drejtuesit e UÇK.

Raporti i vitit 2010, i hartuar nga senatori i atëhershëm zviceran, Dick Marty, dhe i miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, pretendon se në trafikim me organe kanë qenë të përfshirë udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës së viteve 1998-99

Shpërndaje në: