Rezultatet e të gjitha ndeshjeve të LK: Man Utd i shkakton debakël Leipzigut, Barcelona mposht Juventusin

Rezultatet e të gjitha ndeshjeve të LK: Man Utd i shkakton debakël Leipzigut, Barcelona mposht Juventusin

Janë mbyllur edhe ndeshjet e radhës që u zhvilluan në kuadër të fazës së grupeve në CHL, transmeton Periskopi.

Natyrisht që nuk munguan befasitë as këtë natë, befasia e mbrëmjes ishin tre golat e anuluar nga var të spanjollit, Moratës, të cilat do t’ua siguronin fitoren juventinëve.

Megjithatë, ‘Zonja e Vjetër’ pësoi humbje në shtëpi nga katalunasit me rezultat 2:0.

Skuadra angleze, Manchester United, arriti ta mposhte skuadrën gjermane, Leipzig me rezultat 5:0.

Në anën tjetër Dortmundi mezi arriti të gjente golin, edhe atë nga penalltia, të cilën në gol e konkretizoi, Jadon

Sancho, kurse në minutat e fundit të lojës shtesë për 2:0 shënoi norvegjezi, Haaland.

Ndërsa, klubi i Vedat Muriqit, Lazio mori një barazimin me ekipin belg, Club Brugge.

Shihni më poshtë rezultatet e të gjitha ndeshjeve. /Periskopi.

 

Shpërndaje në: