Rezultatet e të gjitha ndeshjeve të sontme në Ligën e Kampionëve

Rezultatet e të gjitha ndeshjeve të sontme në Ligën e Kampionëve

Janë përmbyllur takimet e sontme të vlefshme për fazën e grupeve të ligës më prestigjioze për klube – Ligës së Kampionëve, transmeton Periskopi.

Sonte në kuadër të kësaj gare, gjegjësisht në kuadër të grupeve A, B, C dhe D, janë zhvilluar ndeshjet e çifeteve respektive, ku sonte ka spikatur përballja e kampionit aktual të këtij kompeticioni, Bayern Munich kundër Atletiko Madridit.

Skuadra gjermane e ka arritur triumfin me rezultat të thellë prej 4:0, duke bërë kështu që ta betonojë epitetin e kampionit të kësaj gare.

Në anën tjetër, kampioni anglez, Liverpooli arriti ta mposht Ajaxin falë një autogoli të shënuar nga argjentinasi, Tagliafico.

City i Guardiolës arriti të fitonte ndaj Portos, kurse Interi nuk arriti më shumë se një barazim me skuadren nga Bundesliga, Monchengladbach.

Befasia për ditën e sotme padyshim ishte Real Madridi – rekord kampioni i kësaj gare, u mposht në shtëpi me rezultat 3:2 nga skuadra ukrainase, Shakhtar.

Shihni rezultatet.  /Perikopi

 

Shpërndaje në: