Rezultatet e zgjedhjeve në Gjermani –Der Spiegel’ nxjerr baras CDU/CSU dhe SPD

Rezultatet e zgjedhjeve në Gjermani –Der Spiegel’ nxjerr baras CDU/CSU dhe SPD

Sot janë mbajtur zgjedhjet parlamentare në Gjermani.

Votuesit në Gjermani sot kanë vendosur se kush duhet të marrë drejtimin e shtetit, pas Angela Merkel.

Gara për të pasuar udhëheqësen që ishte në krye të Gjermanisë për 16 vite është shumë e ngushtë dhe dy parti janë shumë afër njëra-tjetrës.

Sipas prestigjiozes gjermane ‘Der Spiegel’, CDU/CSU dhe SPD kanë nga 25 për qind të votave secila, përcjell Periskopi. Por, CDU/CSU numërojnë 200 ulëse sipas këtij rezultati, kurse SPD 197.

Grune janë partia e tretë, me 15 për qind të votave dhe 119 ulëse, kurse AfD kanë 11 për qind të votave.

Votimet në Gjermani kanë përfunduar në ora 18:00 dhe tani kanë dalë parashikimet e para.

Në radhët e CDU/CSU, është Armin Laschet kandidati për kancelar, kurse nga SPD Olaf Scholz.

Kujtojmë se më shumë se 60 milionë gjermanë të moshës mbi 18 vjeçare kanë pasur të drejtë vote. /Periskopi/

Shpërndaje në: