Rezultatet finale: Vaksina e Modernas me 94% efikasitet – shpërndarja e dozave të para në fillim të vitit

Rezultatet finale: Vaksina e Modernas me 94% efikasitet – shpërndarja e dozave të para në fillim të vitit

Rezultatet finale nga testimet e vaksinave të Modernas kundër Covid-19 kanë konfirmuar efikasitetin prej 94% dhe askush prej atyre që janë vaksinuar nuk ka zhvilluar ndonjë sëmundje të rëndë, ka thënë kompania.

Kompania amerikane po parashtron të dhënat te rregullatorët në ShBA, Evropë dhe Mbretëri të Bashkuar si pjesë e përpjekjes për të marrë licencë emergjente.

Ajo pret që Administrata e Ushqimeve dhe Ilaçeve (FDA) në ShBA të shqyrtojë kërkesën për takim me 17 dhjetor, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

Mbretëria e Bashkuar ka blerë 7 milionë doza të vaksinës, 5 milionë në ditën kur Moderna njoftoi për rezultatet e saj të brendshme me efikasitet prej 94,5 për qind.

Megjithëse kompania ka bërë marrëveshje në mbarë globin, ShBA-ja do të marrë qasjen te ajo e para. Moderna ka thënë që pret që 20 milionë dozat e para të vaksinave të jenë të gatshme për përdorim në fund të këtij viti. /Periskopi

Shpërndaje në: