Rezultatet përfundimtare, Shaip Kamberi do të jetë deputet në Kuvendin e Serbisë

Rezultatet përfundimtare, Shaip Kamberi do të jetë deputet në Kuvendin e Serbisë

Komisioni i Zgjedhjeve në Serbi ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 3 prill të këtij viti. Kësisoj, sipas rezultateve, pjesë e Kuvendit të Serbisë nga Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës do të jetë Shaip Kamberi.

Sipas Danas, Kamberi do të jetë përfaqësuesi i vetëm nga komuniteti i shqiptarëve.

Siç raporton mediumi, partia e Vuçiqit do të ketë 120 deputetë.

Afati për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Serbisë është 4 gushti, pas së cilës përfundon afati 90-ditor për konstituimin e qeverisë së re.

Shpërndaje në: