Rhode për qasjen e Kurtit ndaj dialogut: Nuk mund ta përcaktosh në tavolinë se ҫka vendosë pala tjetër

Periskopi.com Lajme

Ambasadori gjerman në Kosovë Joern Rohde, ka reaguar ndaj qasjes së kryeministrit Kurti për dialogun.

Sipas ambasadorit gjerman nuk mund ta përcaktosh në tavolinë se ҫka vendos pala tjetër por duhet të flisni me njëri-tjetrin, përcjell Periskopi.

“E pashë një deklaratë të kryeministrit ku thotë se mendon që brenda mandatit të tij do të ketë një marrëveshje. Është mirë kur je optimist. Edhe unë jam optimist, gota për mua është gjithmonë gjysmë e mbushur. Mirëpo, në mënyrë që të arrijmë një marrëveshje duhet të bisedohet me palën tjetër.

Në tavolinë, nuk mund të caktoni se çka vendos pala tjetër. Ju i vendosni kërkesat tuaja, të njëjtën e bën edhe pala tjetër. Kështu shihni se ku mund të gjendet një bazë e përbashkët. Ky është parim, sido që e quani dialog apo negocaiata është e njëjtë. Duhet të flisni me njëri-tjetrin”, tha Rohde.

Ai ndër të tjera shtoi se nuk është ide e mirë të refuzoni dhe të flisni për çështje të caktuara, sepse kjo krijon tabu dhe tabutë nuk çojnë në rezultate./Periskopi/