Ribery befason me zgjedhjen, arrin marrëveshje me Salernitana

Ribery befason me zgjedhjen, arrin marrëveshje me Salernitana

Ribery do ta vazhdojë karrierën e tij në Serie A.

Skuadra e promovuar së fundmi në Serie A, Salernitana, ka arritur marrëveshje me yllin francez të futbollit, Franck Ribery.

Ishte drejtori sportiv i skuadrës italiane, Angelo Fabiani, ai që ka konfirmuar këtë marrëveshje, përcjell Periskopi.

Ribery do të transferohet si lojtar i lirë, dhe tashmë po pritet vetëm zyrtarizimi, pasi palët janë pajtuar edhe për kushtet e kontratës.

Francezi së fundmi kaloi një aventurë me skuadrën e Fiorentinës, prandaj Serie A është e njohur për të.

Ribery lidhej edhe me skuadra si Hellas Verona e Torino, por nuk arriti marrëveshje me asnjërën skuadër. /Periskopi/

Shpërndaje në: