Richard Grenell: Të gjithë duhet ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Richard Grenell: Të gjithë duhet ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatarin për kryeministër, duke thënë se duhet të respektohet vendimi nga të gjithë.

“Gjykata Kushtetuese foli. Për të garantuar paqen dhe stabilitetin, dhe për të ruajtur integritetin e sistemit të drejtësisë në Kosovë – të gjithë duhet ta respektojnë vendimin e Gjykatës”, është shprehur Grenell, në një deklaratë për Periskopin.

“Pres të vazhdoj bashkëpunimin tim me popullin e Kosovës dhe me qeverinë e tyre, për të sjellë prosperitet, zhvillim, dhe punë në rajon”, ka thënë Grenell./Periskopi/

Shpërndaje në: