Ridvan Berisha premton 50% të pagës në 10 vitet e ardhshme për forcimin e ushtrisë së Kosovës

Ridvan Berisha premton 50% të pagës në 10 vitet e ardhshme për forcimin e ushtrisë së Kosovës

Gazetari i njohur, Ridvan Berisha, ka shprehur gatishmëri që 50 për qind të pagës, për 10 vjetët e ardhshme të transferojë në një fond shtetëror për forcimin e ushtrisë së Kosovës.

Sipas Berishës, siguria kombetare e shtetit tonë në të gjitha pikëpamjet, padyshim që është interes strategjik, përcjell Periskopi.

Më poshtë keni postimin e plotë:

Me shkas nga takimi NATO-RUSI!

Siguria kombetare e shtetit tone ne te gjitha pikepamjet, padyshim qe eshte interes strategjik. Publikisht po e them se, jam i gatshem qe 50 per qind te pages, per 10 vjetet e ardhshem, me perkushtimin me te palekundur, ta trasferoje, ta zeme ne nje fond shteteror per forcimin e ushtrise, inteligjences e mekanizmave te mbrojtjes se shtetit. Faleminderit shume nga aleatet tane por ne vet duhet ta mbajme shtetin, te deshmojme atdhedashuri ne çdo kohe e rrjedhimisht te meritojme respektin e çdokujt!

 

Shpërndaje në: