Ridvan Tahiri deklarohet rreth kërkimit të Egzona Feratit, kërkon ndihmë nga qytetarët

Ridvan Tahiri deklarohet rreth kërkimit të Egzona Feratit, kërkon ndihmë nga qytetarët

Egzona Ferati është zhdukur tash e shtatë ditë nga Skenderaj dhe nuk dihet ende asgjë për vendndodhjen e saj, raporton Periskopi.

Rasti u bë i ditur nga Ridvan Tahiri i cili në mënyrë vullnetare angazhohet për kërkimin e personave të deklaruar si të zhdukur.

Rastin e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rasti është raportuar në orët e mbrëmjes nga familjarët e saj. Qenka raportuar në Stacionin Policor të Skenderajt, nga ana e familjarve të saj. Rasti i 24 vjeçares, është inicuar si person i zhdukur. Detaje të tjera nuk kemi për momentin”, deklaroi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ndërsa, Ridvan Tahiri ka kërkuar mobilizim për gjetjen e 24-vjeçares. Tahiri nëpërmjet një video në Facebook, ka njoftuar se ende nuk kanë hasur në gjurmët e Egzona Ferati dhe kërkon ndihmë nga të gjithë personat vullnet mirë që ta ndihmojnë grupin e kërkim shpëtimit që ta gjejnë 24-vjeçaren./Periskopi/

Shpërndaje në: