Rihanna fotografohet përkrah Shkodran Mustafit

Rihanna fotografohet përkrah Shkodran Mustafit

Në ndeshjen e mbrëmshme të Arsenalit ishte një mysafire shumë e veçantë.

Bëhet fjalë për këngëtaren me famë botërore, Rihanna e cila u shfaq në stadium.

Nga imazhet që kanë ndarë futbollistët me këngëtaren, nuk e lëshoi rastin pa e shkrepur një të tillë edhe futbollisti shqiptar, Shkodran Mustafi.

Në llogarinë e tij në Instagram, futbollisti publikoi njërën prej fotografivem, me të cilën falënderoi atë për pjesëmarrjen.

E në një tjetër foto të publikuar nga mediet e huaja, Shkodrani shihet duke biseduar me këngëtaren.

Shpërndaje në: