Rihanna për vdekjen tragjike të Kobe Bryant: Ende nuk mund ta besoj

Periskopi.com Showbiz

Ish-ylli i LA Lakers, Kobe Bryant humbi jetën tragjikisht bashkë me të bijën 13 vjeçe, Gianna dhe shtatë persona të tjerë pas përplasjes së helikopterit që po udhëtonin.

Të prekur nga humbja e legjendës së basketbollit, kanë reaguar shumë emra të njohur, e në mesin e tyre edhe ylli i muzikës, Rihanna.

31 vjeçarja përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram ka shkruar se ende nuk po mundet ta besoj këtë që ka ndodhur.

“Ende nuk mund ta besoj…ende nuk po mund t’i gjej fjalët e duhura. Po na mungon mik. Zoti paqt mëshirë për familjen e Bryant dhe të familjeve që humbën më të dashurit e tyre!”, ishin fjalët e Rihannës përkrah fotografisë ku shihet Kobe bashkë me vajzën e tij, Gianna tashmë të ndjerë.

Shpërndaje në: