Rikthehen prej nesër temperaturat tropikale, pritet të arrijnë në 40 gradë

Rikthehen prej nesër temperaturat tropikale, pritet të arrijnë në 40 gradë

Mot me diell dhe i nxehtë me temperaturë që do të jetë në ngritje të vazhdueshme dhe do të arrijë deri 40 gradë prej nesër deri nga mesi i javës së ardhshme në Maqedoni. 

Nesër moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me erë të dobët deri mesatare veriore. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 28 deri 35 gradë.

Të shtunën dhe të dielën temperatura maksimale do të arrijë deri 37, të hënën 38, të martën 39 dhe të mërkurën 40 gradë.

Sipas paralajmërimeve nga DPHM, në ditët në vijim në orët e pasdites në pjesët malore do të ketë ksuhte për reshje të shkurtëra të shiut dhe bubullima.

Shpërndaje në: