Rikthehet Donald Trump: Ja çka thotë për Bidenin dhe për ‘fitoren e tij’

Rikthehet Donald Trump: Ja çka thotë për Bidenin dhe për ‘fitoren e tij’

Donald Trump të dielën ka bërë rikthimin e tij politik, duke ngucur audiencën për një garë të mundshme për president më 2024 dhe ka denoncuar Joe Bidenin për “muajin më shkatërrimtar të çdo presidenti në historinë moderne”.

Ish presidenti e bëri fjalimin e tij të parë që kur e la Shtëpinë e Bardhë në Konferencën e CPAC në Orlando të Floridas.

Trumpi pretendon pa ndonjë provë se në të vërtetë i ka fituar zgjedhjet e 2020-s por se kjo fitore iu mohua në formë mashtruese, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

Më pas, ai i tha turmës që po brohoriste: “Unë ndoshta do të vendos që t’i mposht [Demokratët] edhe për herën e tretë.”

Trumpi e bëri të qartë se e kishte ndërmend të mbeste si forcë politike: “Qëndroj këto para jush sot për të deklaruar se udhëtimi i pabesueshëm që e kemi nisur së bashku është larg nga të qenit i përfunduar.” /Periskopi

Shpërndaje në: