Rikthehet flamuri i Ukrainës në Kherson

Rikthehet flamuri i Ukrainës në Kherson

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka falënderuar forcat e tij për marrjen e dy zonave në jug dhe një në lindje të vendit gjatë fjalimit të tij, duke thënë se ka pranuar “raporte të mira” nga komandantët e tij ushtarakë dhe nga kreu i inteligjencës, shkruan Reuters, përcjell Periskopi.

Kyrylo Tymoshenko, këshilltar nga zyra e Presidentit, të dielen postoi një fotografi të ushtarëve duke ngritur flamurin ukrainas në një fshat që besohet të jetë në zonën jugore që është fokusi kryesor i kundërofensivës.

“Vysokopillya. Rajoni i Khersonit. Ukrainë. Sot”, shkruajti në Facebook Tymeshenko sipër fotografisë të tre ushtarëve, ku njëri prej tyre po rregullonte flamurin ukrainas.

Ukraina filloi kundërofensivën javën e kaluar, duke shënjestëruar jugun, veçanërisht rajonin Kherson të cilin Rusia e kishte kapur herët në luftë. /Periskopi/

Shpërndaje në: