Rikthehet flamuri ukrainas në Ishullin e Gjarprit

Rikthehet flamuri ukrainas në Ishullin e Gjarprit

Flamuri ukrainas është ngritur përsëri në Ishullin e Gjarprit pas tërheqjes së trupave ruse nga rajoni javën e kaluar, ka thënë sot një zëdhënës i ushtrisë ukrainase, shkruan Sky News.

“Territori i Ishullit të Gjarprit është rikthyer nën juridiksionin e Ukrainës”, thuhet në njoftim.

Javën e kaluar, forcat ukrainase detyruan Rusinë të tërhiqet nga ishulli në Detin e Zi, vend që Moska e kishte kapuar në fillim të luftës. Largimin nga vendi Rusia e kishte quajtur “hap të vullnetit të mirë” për të dëshmuar se nuk po bllokon eksportet ukrainase të grurit. /Periskopi/

Shpërndaje në: