Rikthehet LiVARpooli i vjetër: Fansat e Arsenalit besojnë se goli i Jotas është dashur të anulohet

Rikthehet LiVARpooli i vjetër: Fansat e Arsenalit besojnë se goli i Jotas është dashur të anulohet

Liverpooli dhuroi një prej paraqitjeve më të mira të sezonit për ta mposhtur Arsenalin të hënën.

”Të Kuqtë” triumfuan 3-1, me transferimin e ri, Diogo Jota që realizoi golin e parë në fanellën e skuadrës së Jurgen Kloppit.

Sidoqoftë, fansat e Arsenalit do të mendojnë se iu bë e padrejtë pasi pati vendime kontraverse nga gjyqtari.

Sadio Mane shumë lehtë ka mundur të përjashtohej direkt me të kuq pas vetëm dy minutave lojë sepse goditi direkt në fytyrë Kieran Tierneyn në luftë për top.

Dhe një pjesë e madhe e fansave nëpër rrjetet sociale besojnë se goli i tretë i Jotas është dashur të anulohej për shkak të prekjes me dorë.

Fotot dhe videot qartazi tregojnë se topi erdhi në kontakt me dorën e Jotas, para se të lansonte volejn që përfundoi në rrjetë.

”The Guardian” e komentoi incidentin duke shkruar: ”E kemi parë ritransmetimin e golit të Jotas dhe ishte prekje e qartë e topit me dorë. E preku kofshën e tij pastaj krahun, para se të gjuante me volej. Vështirë se do të ndryshonte rezultati por ku është qëllimi?”

Image

Shumica e fansave të Arsenalit kanë reaguar nëpër rrjetet sociale me frustrim.

Shikoni videon më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: