Rikthehet Superliga e Kosovës, sot na pret ky takim

Periskopi.com Sporti

Sot rifilln sezoni 2019/2020 i Superligës së Kosovës, pas ndërprerjes afro tre mujorshe, shkaku i pandemisë koronavirus.

Ndeshja e parë e fazës së fundit në Superligën e Kosovës, është ajo mes KF Llapit dhe KF Dukagjinit, që do të zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.

Dukagjini rënditet në vendin e fudnit në tabelë me 10 pikë të grumbulluara dhe, natyrisht favorit për ndeshjen shohet KF Llapi.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim në orën 16:00, ndërsa, takimet e tjera do të vazhdojnë të shtunën dhe të dielën. /Periskopi.com

Shpërndaje në: