Rikujtim për afatin përfundimtar të dorëzimit të ofertave për qiramarrje

Rikujtim për afatin përfundimtar të dorëzimit të ofertave për qiramarrje

Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton palët e interesuara se afati i fundit për dorëzim të ofertave lidhur me shpalljen publike për qiradhënie të 68 aseteve është me 31 janar 2022.

Ofertat do të pranohen me 31.01.2022 prej orës 10:00 – 12:00 në zarf të mbyllur, zarfet do të hapen 15 minuta pas dorëzimit, pra në orën 12:15, kurse ofertat përmes faksit ose postës elektronike nuk do të pranohen.

Ky afat lidhet me shpalljen publike të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, të datës 17 janar 2022, për qiradhënie të një numër të aseteve atraktive në pesë rajonet e Kosovës si në vijim:
-në rajonin e Prishtinës, njëzet (20) asete;
-në rajonin e Pejës, nëntëmbëdhjetë (19) asete;
-në rajonin e Mitrovicës, tri (3) asete;
-në rajonin e Prizrenit, tetëmbëdhjetë (18) asete dhe
-në rajonin e Gjilanit, tetë (8) asete.
Ndërsa, hapja e ofertave dhe publikimi i çmimeve do të bëhet me datë 31 janar 2022 në pesë zyrat rajonale: Prishtinë, Gjilan, Pejë, Mitrovicë dhe Prizren.

Periudha e qiradhënies është për 1 vit me mundësi vazhdimi gjithashtu parashihet edhe ndërprerja e saj në rast të privatizimit. Ofertat mund të bëhen në mënyrë individuale për secilën njësi veç e veç dhe me zarf të mbyllur (një zarf – një ofertë për një njësi), dorëzohen në Zyrën Rajonale ku është aseti për të cilin ofertohet.

Njoftohen palët e interesuara se në rastet e qiradhënies në vlera mbi € 1,000 mujore, para nënshkrimit të kontratës do të kërkohet nga ofertuesi fitues të sjellë garancionin bankar (jo letër zotimi nga banka) në lartësinë e kontratës.

Për dorëzimin e ofertës duhet te përdoret Formulari për Dorëzimin e Ofertës, i cili mund të merret në Zyrën Rajonale të AKP-së, apo të shkarkohet nga ueb-faqja: www.pak-ks.org.

Kriteri për përzgjedhjen e ofertuesit fitues të njësive përkatëse do të jetë çmimi i ofertës më të lartë.

Të dhënat e detajuara për pronat lëndë e ofertës mund të merren në Zyrën regjionale të AKP-së ku gjendet aseti për të cilin interesoheni.

Agjencia Kosovare e Privatizimit ▪ Rruga “Dritan Hoxha”, nr. 55, Lakrishtë, Prishtinë 10000, Republika e Kosovës
Tel: +383 (0)38 500 400, fax: +383 (0)38 248 076 ▪ ëëë.pak-ks.org

Për më shumë informata për secilën ndërmarrje shoqërore apo aset, klikoni në faqen e internetit të AKP-së: www.pak-ks.org ku në rubrikën Shpallje gjinden listat e aseteve që do të lëshohen në shfrytëzim, si meposhtë:
https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,35 në gjuhë shqipe.
https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=3,35, në gjuhë serbe.

Shpërndaje në: