Ringjallet Juventusi, ia kthen përmbysjen Spezias: De Ligt u jep një fije shprese për këndellje fansave

Ringjallet Juventusi, ia kthen përmbysjen Spezias: De Ligt u jep një fije shprese për këndellje fansave

Një ndeshje me plot përmbysje po del të jetë ajo mes Spezias dhe Juventusit.

Në fakt, ishin dy përmbysje, për të qenë të sinqertë dhe për të mos e tepruar duke thënë ‘plot’.

Sidoqoftë, është Mattijas de Ligt është ai që ka kthyer në epërsi ‘Zonjën e Vjetër’ nga Torino, duke shënuar për 3-2 në minutën e 72-të.

Ishte një rrëmujë e krijuar pas një këndoreje, teksa topi eventualisht përfundoi në këmbët e De Ligt, e ky – me gjasë edhe me ndihmën e një devijimi – qëlloi topin në rrjetë.

Shikoni golin më poshtë.

VIDEO

Shpërndaje në: