Rinia e AAK-së do ia dërgojnë një Abetare anëtarit të VV-së

Rinia e AAK-së do ia dërgojnë një Abetare anëtarit të VV-së

Driton Bardheci, kryetar i të rinjve të AAK-së, përmes një postimi të bërë në llogarinë Facebook, i është kundërpërgjigjur kryetarit të VV-së, dega në Klina, Xhafer Berishës, ku ky i fundit ka reaguar ndaj aksionit të AAK-së kundër qeverisë Kurti.

Ndërsa, Bardheci, e ka korrigjuar Berishën, derisa i ka thënë se nëse ka nevojë do ia dërgojnë një Abetare, për shkak të gabimeve të shumta drejtshkrimore.

 

Ky është postimi i kryetarit të të rinjve të AAK-së:

Lus kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje në Klinë që për një periudhë sa më të shkurtër kohore, të mësohet të shkruaj, ngase me atë shkrim do e kenë të vëshirë ta kuptojnë qytetarët e Klinës, e sidomos një intelektual si prof.Zenun Elezaj.
Përndryshe, nëse nuk përmirësohet, rinia e AAK-së nuk do qëndroj kot, do ja dërgoj një ABETARE.

Dhe meqë është i bindur për jetëgjatësinë e kësaj qeverisje, mos t’i pengojnë aq shumë aksionet tona politike-demokratike.

Ne jemi këtu, për të mbrojtur qëndrimet e partisë sonë, ashtu siç do të bënte secili dhe do vazhdojmë ta bëjmë këtë, saherë që z.Kurti me vartësit e tij GABON.

Shpërndaje në: