Rishfaqet Donald Trump, sulmon mediat me fjalë të ndyra

Rishfaqet Donald Trump, sulmon mediat me fjalë të ndyra

Donald Trump ka përdorur fjalor të ndyrë në paraqitjen e tij të fundit publike, duke e quajtur median amerikane si “bastardë të prishtë” dhe gjeneralin Mark Milley si “idiot i m*tit”.

Fjalimi me fjalë të ndyra në Turning Point USA, një grup i konservatorëve të rinj, u publikua nga një bloger dhe provokator i së djathtës me emrin Jack Posobiec.

Sulmet ndaj mediave përfshinin quajtjen e gazetarëve dhe redaktorëve si “lajme të rreme” dhe “armiq të popullit”, raporton The Guardian, përkthen Periskopi.

“Shteti është në një vend të rëndësishëm e rrezikshëm,” tha Trump, derisa shtronte gënjeshtrat e tij për humbjen në zgjedhjet e vitit 2020.

“Nuk kemi media. Mediat janë tepër të korruptuara. Nuk kemi media. Nëse ka një storje të mirë për ne, një storje të mirë për njerëzit që janë Republikanë, konservatorë, ata e bëjnë storje të keqe. Dhe nëse është storje e keqe e bëjnë storjen më të keqe në histori,” – u shpreh z. Trump.

Shpërndaje në: