Risi tjetër nga Audi A8, ulëset e pasme do të kenë masazhë për këmbë (Video)

Risi tjetër nga Audi A8, ulëset e pasme do të kenë masazhë për këmbë (Video)

Prezantimi zyrtar i Audi A8 të ri do të jetë pas një jave, por kompania ka lëshuar edhe një klip tjetër ngacmues që paralajmëron një risi tjetër.

Klipi i parë që ishte shfaqur para disa dite kishte të bënte me një prototip A8 i maskuar duke u testuar në Las Vegas dhe në Suedi. Klipi më pas tregon modelin në premierën e  “Spiderman: Homecoming” , pasiqë vetura do të bëjë një paraqitje në film, para debutimit të saj më 11 korrik.

Klipi i dytë tregon babain e lidhur në ulëset e pasme të modelit të ri A8 dhe fëmijën e tij të veshur si Spiderman, i cili e mbyll derën dhe del jashtë që të luaj. Gjatë qëndrimit në veturë babai godet një buton në ekranin digjital të konsolës së pasme për të aktivizuar ‘ ulësen e relaksimit për masazhim të këmbëve’.

Video 1:

Audi ka qenë e lidhur ngushtë me specifikimet teknike, por kompania tashmë ka zbuluar se vetura do të vijë me standarte, me një sistem hibrid 48 volt që do të reduktojë konsumin e karburantit deri në 0.7 litra në 100 km/orë.

Ky model i ri poashtu do të ofrojë një sistem-pilot të bllokimit të trafikut dhe një sistem të ri teknologjie me një ekran të mprehtë përpara. /Indeksonline/

Video 2:

Shpërndaje në: