Rita, edhe njëherë plot stil në Los Angeles

Periskopi.com Showbiz

Rita Ora ka pasur një paraqitje plot stil me një minifund derisa është parë në ahengun e fondacionit “Labelle” në Los Angeles

Rita Ora ka treguar këmbët e saj seksi me një minifund në ahengun e Labelle në Los Angeles, aheng që u mbajt mbrëmë.

Këngëtarja (30) është dukur sensacionale derisa në mbrëmje ka hyrë me një pallto e dizajnuar me lëkurë krokodili dhe taka të larta.

Rita ka pasur të vëna kaçurrela të biondinave dhe me këtë veshje është parë edhe rrugëve të Kalifornisë.

Pas kësaj Rita është parë edhe më të dashurin e saj në premierën e filmit “Eternals” që u dha mbrëmë në LA.