Rita Ora flet për të dashurin e saj 18 vite më të vjetër: Jam në një vend të mrekullueshëm

Periskopi.com Showbiz

Ylli i muzikës pop, Rita Ora, 30-vjeçe, ka dhënë një pasqyrë të rrallë në lidhje me marrëdhënien e saj me regjisorin, Taika Waititi, 46-vjeçar.

Duke folur për revistën australiane Vogue këtë muaj, Rita tha se është në një ‘vend të mrekullueshëm’ në jetën e saj kur u pyet për romancën e re.

“Unë jam në një vend të mrekullueshëm në jetën time, kjo është gjithçka që do të them për këtë”, tha ‘Ikona e stilit’, shkruan DailyMail.

Rita, e cila ka qenë në një lidhje dashurie me Calvin Harris përpara ndarjes në 2014, shpjegoi gjithashtu se kishte mësuar shumë për romancat gjatë marrëdhënieve të mëparshme.

Këngëtarja shqiptare ndërkohë u nda nga regjisori francez, Romain Gavras, në fillim të këtij viti.

Shpërndaje në: