Rita Ora harron në aeroplan stolitë me vlerë 4 milionë dollarë

Rita Ora harron në aeroplan stolitë me vlerë 4 milionë dollarë

Bizhuteritë me vlerë 4 milionë dollarë që Rita Ora do mbante në festivalin e Kanës janë harruar në avion.

Gruaja, që ishte ngarkuar për transportimin e bizhuterive të huazuara nga një markë luksoze, harroi bizhuteritë e shtrenjta në avionin ku udhëtoi në aeroportin e Nisë, Francë, pasi mbërriti nga Londra.

Në momentin që ajo kuptoi se kishte harruar bizhuteritë, avioni ishte nisur sërish drejt aeroportit të Luton në Londër.

“Dikush gati humbi disa miliona,”- tha një polic.

Bizhuteritë u gjetën në Luton dhe u nisën sërish drejt Nice nëpërmjet aeroportit Heathrow të Londrës.

Ylli i popit u shfaq më vonë në Kanë më 16 maj me një gjerdan mahnitës me diamante dhe një fustan të bardhë.

https://www.instagram.com/p/Bxh7stFDBTS/

Shpërndaje në: