I riu i LDK-së krahason vetën me Hashim Thaçin

I riu i LDK-së krahason vetën me Hashim Thaçin

Në këtë tubim, një fjalë rasti e ka mbajtur edhe tashmë ish-kryetari i Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Ibrahimi, I cili para se të nis fjalimin, ka bërë një selfie me të pranishmit.

Të njëjtën fotografi, ai e ka publikuar edhe në rrjetin social “Facebook”. Por e veçanta e kësaj ishte mbishkrimi që kishte shkruar ai, në të cilin thotë se është më i “çartë” se presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

“Ma i “cart” se Hashim Thaci – Faleminderit të gjithve për përkrahjen e madhe. Do ta ndryshojme LDK-ne dhe Kosoven.”, ka shkruar Ibrahimi në profilin e tij. /Periskopi/

15723944_1178029148919500_985800816_n

Shpërndaje në: