Rivendosja e perandorisë është fundi i lojës për Rusinë e Vladimir Putinit

Rivendosja e perandorisë është fundi i lojës për Rusinë e Vladimir Putinit

Leximi i mendjes së presidentit Vladimir Putin është një detyrë e vështirë, por me raste lideri i Kremlinit e bën atë të lehtë.

I tillë ishte rasti të enjten kur Putin u takua me një grup ndërmarrësish rusë. Kushdo që kërkon për të dhëna se cili mund të jetë fundi i lojës së Putinit për Ukrainë duhet ta lexojë transkriptin.

Fjalët e Putinit flasinë vetë: Ajo çfarë ai synon në Ukrainë është rivendosja e Rusisë si një fuqi perandorake.

Shumë vëzhgues morën shpejt një nga linjat më provokuese të Putinit, në të cilën ai e krahasoi veten me Petrin e Madh, carin modernizues rus dhe themeluesin e Shën Petersburgut- vendlindja e Putinit- i cili erdhi në pushtet në fund të shekullit 17-të.

“Petri i Madh zhvilloi Luftën e Madhe Veriore për 21 vite”, tha një Putin i relaksuar dhe me sa dukej i vetë-kënaqur. “Në pamje të saj, ai ishte në luftë me Suedinë duke marrë diçka prej saj… Ai nuk ishte duke marrë asgjë prej saj, ai vetëm po kthente. Kjo ishte se si ishin gjërat”.

Nuk ishte me rëndësi që vendet evropiane nuk e njohën marrjen me forcë të territorit nga ana e Petrit të Madh, shtoi Putin.

“Kur ai themeloi kryeqytetin e ri, asnjë vend evropian nuk nuk e njohu këtë territor si pjesë të Rusisë; çdokush e njohu atë si pjesë të Suedisë”, tha Putin. “Megjithatë, nga koha e pavdekshme, sllavët jetuan atje se bashku me popujt Finno-Ugric dhe ky territor ishte nën kontrollin e Rusisë. E njejta është e vërtetë për direksionin perëndimor, Narva dhe kampanjat e tij të para. Pse do të shkonte ai atje? Ai po rikthehej dhe po përforcohej, kjo ishte se çfarë po bënte”.

Duke aluduar në pushtimin e tij të Ukrainës, Putin shtoi: “Qartësisht, ajo na ra neve që të rikthehemi dhe të përforcohemi gjithashtu”.

Këto deklarime u dënuan ashpër nga ukrainasit që i panë si pranime të zhveshura të ambicieve imperialiste të Putinit.

“Pranimi i Putinit për pushtimin e tokës dhe krahasimi i tij me Petrin e Madh dëshmojnë: nuk ka pasur ‘konflikt’ vetëm kapje e përgjakshme e tokës nën pretekstet e sajuara të gjenocidit popullor”, tha në Tëitter këshilltari presidencial, Mykhailo Podolyak. “Ne nuk duhet të flasim për ‘shpëtimin e fytyrës së Rusisë’ por për de-imperializimin e saj të menjëhershëm”.

Ka shumë për të zbërthyer këtu, në kuptimin e marrëdhënieve të tanishme si dhe historike. Podolyak ishte duke aluduar për të biseduar në qytetet ndërkombëtare rreth ofrimit të Putinit të një mënyre fytyrë-shpëtuese  për të deeskaluar ose për të ndalur luftimet në Ukrainës. Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka udhëhqeur këtë përpjekje, duke thënë javën e kaluar se bota “nuk duhet ta poshtërojë Rusinë” në kërkim në një zgjidhje diplomatike.

Këto argumente mund të ishin parë më të arsyeshme para 24 shkurtit. Rrugës drejt pushtimit, Putin lansoi një seri ankesash për të ndërtuar një shkas për luftë, prej zgjerimit të NATO-s në lindje deri tek shpërndarja e asistencës ushtarake të Perëndimit drejt Ukrainës.

Por lexojeni nga afër transkriptin e fjalimit të Putinit të enjten dhe fasada e pazareve racionale gjeopolitike shembet.

“Në mënyrë për të pretenduar një lloj të lidershipit- dhe unë nuk po flas rreth lidershipit botëror, dua të them lidership në çdo zonë- çdo vend, çdo popull dhe çdo grup etnik duhet ta sigurojë sovranitetin e tyre”, tha Putin. “Sepse nuk ka mes, nuk ka shtet të mesëm: një vend ose është sovran ose është koloni, pa marrë parasysh se si quhen kolonitë”.

Në fjalë të tjera, ekzistojnë dy kategori të shtetit: sovran dhe i pushtuar. Në pamjen imperialiste të Putinit, Ukraina duhet të biej në kategorinë e dytë.

Putin që një kohë të gjatë ka argumentuar se ukrainasit nuk kanë një identitet kombëtar legjitim dhe që shteti i tyre, në thelb, është një kukull e Perëndimit. Thënë ndryshe, ai mendon se ukrainasit nuk kanë agjendë dhe janë një popull subjektiv.

Duke u thirrur në kujtimin e Petrit të Madh, gjithashtu bëhet më e qartë se qëllimet e Putinit udhëhiqen nga një sens i fatit historik. Dhe ringjallja e projektit imperialist të Putinit mund në teori të zgjerohet në territore të tjera që më parë i kanë takuar Perandorisë ruse ose Bashkimit Sovejtik, diçka që duhet t’i ngris alarmet në të gjitha vendet që kanë dalur nga zhbërja e Bashkimit Sovjetik.

Më herët gjatë kësaj jave, një deputet nga partia Rusia e Bashkuar dorëzoi një draft ligj drejt Dumas ruse, për të shfuqizuar një rezolutë sovjetike që njeh pavarësinë e Lituanisë. Lituania tani mund të jetë anëtare e NATO-s dhe pjesë e Bashkimit Sovjetik, por në Rusinë e Putinit, ai lloj i qëndrimit neo-kolonizues është shfaqja më reale e besnikërisë ndaj presidentit.

Dhe kjo nuk është një paralajmërim i mirë për të ardhmen e Rusisë. Nëse nuk ka pranim të së kaluarës imperialiste të Rusisë, qoftë nën maskën cariste ose sovjetike ka mundësi të vogla që një Rusi pa Putinin do ta braktiste një model të asgjësimit të fqinjëve të saj ose të bëhet një shtet më demokratik.

Ish-këshilltari kombëtar amerikan për siguri, Zbignieë Brzezinski në mënyrë të famshme vlerësoi se Rusia mund t’i ndaj rrugës me zakonet e saj imperialiste vetëm nëse ka vullnet për t’i dorëzuar pretendimet saj ndaj Ukrainës.

“Nuk mund të theksohet mjaftueshëm fuqishëm se pa Ukrainën, Rusia pushon së qenuri një perandori, por me Ukrainën e nënshtruar dhe pastaj të varur, Rusia automatikisht bëhet një perandori”, kishte shkruajtur ai më 1994.

Putin, megjithatë është duke llogaritur në të kundërtën e saj: Për Rusinë për të mbijetuar, argumenton ai, ajo duhet të mbes një perandori, pavarësisht kostos në njerëz.

Përktheu: Sokol Berisha, Periskopi

Shpërndaje në: