Rivëniet me dorë të Rory Delap ishin aq të frikshme, sa që kundërshtari vendosi ta gjuante topin për rivënie këndore

Periskopi.com Sporti

Thjesht nuk ka asgjë tjetër në botë si Premier League, apo jo?

Epo, një argument në veçanti mund të hidhet në diskutim kur e mbroni atë si ligën më të fortë në botë, është se na mungon jashtëzakonisht shumë kur nuk është aktive.

Pushimet ndërkombëtare dhe ato verore duket se nuk përfundojnë kurrë. Krejt çka duam njëmend, është futbolli i Premier Leagues, transmeton Periskopi.

Drama, ‘sulmet’ në zemër, kënaqësia, momentet brilante të disa prej futbollistëve më të mirë në botë? Injektoni këto në venat tona.

Nuk është vetëm kjo… pastaj vijnë gjërat si ajo me Rory Delapin e Stoke Cityt.

Arma e tij dhe e krejt skuadrës? Rivëniet me dorë, natyrisht.

Ish-ylli irlandez gjithmonë gjuante rivëniet me dorë, dhe kjo nënkuptonte automatikisht mundësi për gol për Stoke City, për shkak se ai kishte aftësi ta gjuante topin në zemër të mbrojtjes kundërshtare.

Dhe kështu, derisa rivëniet e Delapit po fitonin famë, skuadrat kundërshtare merrnin masa për të shmangur dërgimin e topit në anësore në zonat sulmuese.

Askush, megjithatë, nuk e mori më seriozisht këtë se Boaz Myhill.

Duke e gjetur veten nën presion nga prapa pa rrugëdalje, portieri i Hull Cityt nuk deshi që ta gjuante topin për një anësore ku Delap do të punonte magjinë e tij, por e konsideroi më pak të rrezikshme ta gjuante për një këndore.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/