Rizvanolli: Kriza energjetike, pasojë e vendimeve ose mosvendimeve të 20 vjetëve të kaluara

Rizvanolli: Kriza energjetike, pasojë e vendimeve ose mosvendimeve të 20 vjetëve të kaluara

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se kriza energjetike është shfaqur si pasojë e mosmenaxhimit të mirë nga qeveritë e kaluara.

Ajo, në Kuvend, u është drejtuar deputetëve të opozitës, duke u thënë se do të punojnë edhe për të mos ndodhur një gjë e tillë sërish.

“Kjo krizë i ka shpërfaqur të gjitha mangësitë dhe dobësitë e sistemit tonë energjetik, të cilat kanë ardhur si pasojë e vendimeve të gabueshme ose mosvendimeve për 20 vjetët e kaluar”.

“Mirëpo, këtë duhet ta shohim një mundësi për t’i bërë gjërat më mirë, për t’i bërë gjërat siç duhet, për të promovuar efiçencën e energjisë, për të promovuar burimet e ripërtritshme të energjisë, për të rivitalizuar kapacitetet tona ekzistuese, në mënyrë që të mos gjendemi në situata të tilla të ngjashme në të ardhmen, ka thënë Rizvanolli.

Shpërndaje në: