Rizvanolli: Varianti MU mund të paraqitet edhe në Kosovë, s’jemi të mbrojtur

Rizvanolli: Varianti MU mund të paraqitet edhe në Kosovë, s’jemi të mbrojtur

Epidemiologu Sinan Rizvanolli ka folur për variantin e ri të Covid-19 i njohur si MU. Thotë se ekziston rrezik i madh që ky variant të paraqitet edhe në vendin tonë.

“Varianti i parë kur ka shpërthyer në Kosovë kur është paraqit në Itali për një kohë të shkurtër përfshiu Shqipërinë dhe pas disa ditësh u paraqit edhe në Kosovë. Edhe ky variant, tash më i riu që ekziston, për një kohë të shkurtër mund të paraqitet edhe në Kosovë. Ne nuk jemi të mbrojtur nga ky variant’, tha Rizvanolli për Klan Kosovën.

I njohur edhe si varianti B.1.621, varianti Mu i koronavirusit është zbuluar në Kolumbi në muajin janar dhe tani është listuar si një nga pesë variantet e interesit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Kjo do të thotë se OBSH’ja e konsideron atë të vlefshëm për monitorim të veçantë, por e sheh si problem më të vogël potencial, krahasuar me variantet Delta apo Alfa, të cilat janë etiketuar si variante shqetësuese, për shkak të virulencës së tyre të shtuar.

Mu është varianti i parë i interesit që i shtohet listës qysh në muajin qershor. Atëbotë, në listë është përfshirë varianti Lambda.

Ai përbën më pak se 0.1 për qind të të gjitha infeksioneve globale, por shpërthime të B.1.621 janë raportuar gjithashtu në pjesë të SHBA’së dhe Evropës.

Shpërndaje në: