Robert Lewandowski shkatërroi ligjet e gravitetit me këtë prekje të çmendur të topit në ajër

Robert Lewandowski shkatërroi ligjet e gravitetit me këtë prekje të çmendur të topit në ajër

Robert Lewandowski tregoi klasin e tij teksa ndihmoi Poloninë të regjistronte një barazim 1-1 me Anglinë, të mërkurën mbrëma.

Në kohën shtesë të ndeshjes, sulmuesi i Bayern Munichut dëshmoi se ai më shumë se veç një golashënues, teksa dhuroi një asistim brilant për Damian Szymanski me këmbën e tij më të dobët.

Krosimi i Lewandowskit ishte perfekt, duke ia servuar në pjatë golin bashkëlojtarit.

Përgjatë ndeshjes, Anglia pati vështirësi ta ndalte Lewandowskin dhe paraqitja e fundit e kapitenit polak ishte dëshmi tjetër se ai është një prej sulmuesve më të mirë në histori.

Në një pikë në pjesën e dytë, njeriu me 69 gola me Kombëtaren në 123 ndeshje gjithastu ia kujtoi botës se ai nuk shënon vetëm gola, por gjithashtu është edhe jashtëzakonisht i talentuar.

Një pasim nga distanca u lansua në drejtimin e Lewandowskit nga pjesa e fushës së Polonisë dhe po kërkonte shumë nga sulmuesi për ta kontrolluar.

Por pavarësisht faktit se John Stones dhe Kyle Walker po e mbyllnin, Lewandowski arriti ta ndalte topin në ajër për ta kontrolluar pastaj.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: