Roberti i kundërpërgjigjet Feros: Në 30 koncerte të kanë rrahur 65 herë. Nuk të pranon skena se je si pikçuditëse

Roberti i kundërpërgjigjet Feros: Në 30 koncerte të kanë rrahur 65 herë. Nuk të pranon skena se je si pikçuditëse

Disa kohë më parë në një intervistë, Robert Berishës i është dashur të japë mendim për Feron ku shprehet: “Këtë mundesh edhe me adoptu me bë çun, i ka 13 vjet”.

Së fundmi Fero ka reaguar në “Instagram” për këtë deklaratë duke ia përmendur Robertit datat dhe çmimet e koncerteve.

 “A je ti Roberti, Robert Berisha qeky? Roberti mpelqen per arsye qe i ka veq ka 3-4 data nmuj, Edhe qe te 3-4 data mi mbledh bashk qmimi osht 455 euro”, shkruan ai.

Ai vazhdon talljet e tij edhe me disa postime të tjera në “Instastory” ku shprehet: “Tash per COVID 19 o ngjendje me ardh me 215 E per 4 data koncerte apo ahengje. Ky është emri juaj i ri ROBELTI”.

Një nga ndjekësit e tij i ka shkruar në “inbox” dhe i thotë se për ahengje familjare ai ishte shkuar për 400 euro.

 “Robert Berisha kur tvi nKosov jom ka du me bo 1 grill me shoqni edhe po tpaguj sa e ki qmimin me na bo atmosfer qaty pak”, ka ironizuar Fero.

Por Roberti nuk e ka lënë me kaq dhe ka reaguar përmes disa postimeve në “Instastory”. Ai i është kundërpërgjigjur duke i thënë se ka vetëm 30 koncerte në jetën e tij dhe se gjatë tyre e kanë rrahur 65 herë. Madje ai i drejtohet me emrin Felo.

 “FeLo krejt karrierën e vet i ka pas 30 koncerte ku menaxheri ja ka mar 90% e prej 30 koncerteve 65 herë e kanë rrahur n’skenë, mrapa skenës edhe tu hi n’ker ni shkelm e mandej ne albi mall dajak dekterna nkjamet. te don Robelti qum hala smunet emnin me ma shqiptu se hala dhomt e pjekuris nuk i kan dal se i ka 13 vjet o felo felo. Ma ke rrit cmimin ato pare i ndaj me muzikantat e mi e ti Felo Felo qe 5 vjet s’ke knu se me at trup si pikcuditese nuk te pranon skena as playback sdi me repovat”, shkruan Roberti.

Shpërndaje në: