Roberto Firmino për pak ta godiste karate Gini Wijnaldumin pas golit kundër West Hamit mbrëmë

Roberto Firmino për pak ta godiste karate Gini Wijnaldumin pas golit kundër West Hamit mbrëmë

Për herë të 26-të këtë sezon, Liverpooli fitoi pikët e plota të hënën mbrëma.

Por “Të Kuqtë” u detyruan të punojnë shumë për të nxjerr pikët e plota ndaj “Çekanëve”, transmeton Periskopi.

Në fakt, ndeshja u duk se kishte përfunduar pas vetëm nëntë minutave.

Liverpool FC v West Ham United - Premier League

Gini Wijnaldum realizoi nga krosimi i Trent Alexander-Arnold për t’i kaluar në epërsi liderët e ligës.

Ishte goli i katërt i holandezit këtë sezon dhe ai filloi të festonte së bashku me asistuesin Alexander-Arnold.

Por rrugës për ta gjetur mbrojtësin e djathtë, ai u ul për t’iu shmangur një goditjeje karate nga Roberto Firmino.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: