Robinho jep detaje për përplasjen Ibrahimovic-Gattuso

Robinho jep detaje për përplasjen Ibrahimovic-Gattuso

Është një fakt i njohur brenda futbollit që Zlatan Ibrahimovic i do artet e tij marciale dhe në të kaluarën i ka praktikuar, por ish-bashkëlojtari i tij, Robinho ka zbuluar një histori interesant kur suedezi u ndesh me Gennaro Gattuson gjatë kohës së tyre te Milani.

Pavarësisht se Ibrahimovic kishte rripin i zi në taekwondo, ish-bashkëlojtari i tij te Milani, Gattuso, mendoi se do ta mposhte atë gjatë stërvitjes.

Robinho ka zbuluar një përplasjen mes të dyve (Ibrahimovic-Gattuso) në terrenin e trajnimit, ‘luftë’ e cila u fitua nga suedezi.

“Një ditë në stërvitje ai e sfidoi Gattuson në një luftë jiu-jitsu (disiplinë në artet e përzierja marciale)”, ka zbuluar fillimisht Robinho për gazetën Marca.

“Para syve tonë ishte një djalë i egër (Gattuso) duke bërë arte marciale kundër Zlatanit, i cili ka të fituar një rrip të zi”.

“Kush fitoi? Zlatan gjithmonë fiton…”, përfundoi braziliani.

Shpërndaje në: