Roger Federer eliminohet nga Wimbledon (Video)

Roger Federer eliminohet nga Wimbledon (Video)

Roger Federer është eliminuar në çerekfinale të Wimbledonit nga Kevin Anderson pas humbi 3-2 në sete

Teniseri zviceran fitoi dy setet e para dhe ishte duke fituar 5:4 në setin e tretë, por Anderson bëri një rikthim senzacional, shkruan Periskopi.

Anderson e barazoi rezultatin në 2-2, përpara se ta fitonte setin vendimtar me rezultat 13-11 dhe të kualifikohet në gjysmëfinale.

“I thashë vetes sime që sot është dita ime,” ka thënë Anderson pas ndeshjes. /Periskopi/

Shpërndaje në: