Roland Garros përcakton numrin e fansave që do të lejohen në tribuna

Roland Garros përcakton numrin e fansave që do të lejohen në tribuna

Një maksimum prej një mijë spektatorësh do të lejohen çdo ditë në Roland Garros, pasi qeveria franceze këmbënguli të enjten në kufizime më të ashpra për të penguar përhapjen e koronavirusit.

Organizatorët e French Open, i cili fillon katër muaj më vonë sesa ishte planifikuar, kishin shpresuar në një maksimum prej pesë mijë personash.

Ronald Garros fillon ditën e diel.

Kufiri i një mijë tifozëve, përfaqëson më pak se tre për qind të pjesëmarrjes totale të vitit të kaluar, që kishte gati 520 mijë tifozë gjatë gjithë turneut.

Ky zvogëlim drastik i tifozëve, do të ketë pasoja të mëdha financiare.

Shpërndaje në: