Roma 1:0 Feyenoordi, notat e lojtarëve – Ky është lojtari më i vlerësuar

Roma 1:0 Feyenoordi, notat e lojtarëve – Ky është lojtari më i vlerësuar

Roma triumfoi sonte në finalen e parë dhe historike në Ligën e Konferencës.

Në “Air Albania Stadium”, skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho e mposhti Feyenoordin me rezultatin 1:0

Fati i kësaj finale u vendos në pjesën e parë, kur skuadra italiane kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Nicolo Zaniolo në minutën e 32-të.

Gianluca Mancini u vlerësua më së larti në këtë ndeshje. Ai mori notën 8.1.

Marcos Senesi (7.8) ishte lojtari me notën më të lartë te Feyenoordi.

 

Shpërndaje në: