Roma dhe Juventus ndajnë pikët

Roma dhe Juventus ndajnë pikët

Roma dhe Juventusi e kanë përfunduar ndeshjen e sotme me barazim 2-2.

Ishte Roma, ajo që kaloi e para në epërsi, me golin e shënuar nga penalltia, nga Veretout.

Kurse, Ronaldo e kishte barazuar rezultatin po ashtu, nga penalltia.

Verteout erdhi përsëri në “skenë” në minutat e fundit të pjesës së parë, dhe i siguroi epërsinë përsëri Romës.

Por, përsëri Ronaldo me një gol të bukur u sigurua që Juventusi nga kjo ndeshje të dalë me një pikë.

Shpërndaje në: