Roma e Mourinhos nuk i bën ballë Veronës, pëson humbjen e parë

Roma e Mourinhos nuk i bën ballë Veronës, pëson humbjen e parë

Roma është njoftuar me humbjen e parë këtë edicion në Serie A.

Skuadra e Jose Mourinho është njoftuar me humbjen e parë këtë edicion në Serie A, duke u mposhtur 3:2 nga Verona, shkruan Periskopi.

Romakët kaluan në epërsi të parët, me golin e shënuar nga Pellegrini, në minutën e 36’, por këtë epërsi nuk e ruajtën dot.

Vendasit reaguan me Barak në minutën e 49’ dhe Caprari në minutën e 54’, duke çuar shifrat në 2:1.

Ilic shënoi një autogol në favor të Romës për të barazuar kështu rezultatin në 2:2, por Verona gjeti forcën dhe shënoi edhe një herë me Faraonin.

Goli i Faraoni kishte vlerën e tri pikëve për nikoqirët, të cilët shkojnë tashmë në kuotën e tri pikëve, duke marrë rezultatin e parë pozitiv këtë edicion, kurse Roma mbetet me nëntë pikë dhe shijon humbjen e parë, pas tri fitoreve radhazi. /Periskopi/

Shpërndaje në: