Roma-Feyenoord, ja sa para fitojnë dy skuadrat nga finalja në Tiranë

Roma-Feyenoord, ja sa para fitojnë dy skuadrat nga finalja në Tiranë

Finalja e madhe e Ligës së Konferencës midis Romës dhe Feyenoordit është duke u zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Kjo garë u krijua vetëm 10 muaj më parë dhe kryeqyteti shqiptar pati fatin që ta priste e para finalen e një evenimenti të tillë.

Njëra nga ekipet do të mund ta fitojë trofeun, por nga ana financiare do të përfitojnë të dyja.

Fituesi i Ligës së Konferencës do të përfitojë 5 milionë euro, ndërsa skuadra tjetër finaliste e cila do të shpallet nënkampion fiton 3 milionë euro.

Prej vitesh, Roma dhe Feyenoordi nuk kanë fituar një trofe evropian dhe finalja në Tiranë do shfrytëzohet nga të dyja ekipet për të shkruar historinë në këtë garë./Telegrafi/

 

Shpërndaje në: