Roma pa probleme kundër Sassuolos, e mposht me rezultat komod

Roma pa probleme kundër Sassuolos, e mposht me rezultat komod

Roma nuk ka pasur punë të vështirë si nikoqire Sassuolos, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin italian.

Golat nga Bryan Cristante (12′), Edin Dzeko (19′), Henrikh Mkhitaryan (22′) dhe Justin Kluivert (33′) ia siguruan pikët e plota romakëve, raporton Periskopi.

Në anën tjetër, të dy golat për Sassuolon i realizoi Dominico Berardi në minutat 53′ dhe 72′.

Pas kësaj fitore, Roma ngjitet në pozitën e shtatë me pesë pikë, ndërsa Sassuolo mbetet në pozitën e 15-të me tri pikë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: