Roma shkatërron CSKA-në, Napoli i Rrahmanit barazon me Leicesterin

Roma shkatërron CSKA-në, Napoli i Rrahmanit barazon me Leicesterin

Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e para të fazës së grupeve si në Europa League ashtu edhe në UEFA Europa Conference League.

Ndeshja që mori vëmendjen më të madhe ishte ajo mes Leicester City dhe Napoli, në të cilën startoi edhe mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.

Midis “King Power Stadium”, Napoli arriti që të rrëmbejë një pikë me një gol të shënuar në minutën e 88’, nga Victor Osimhen për 2-2, i njëjti kishte shënuar edhe për 2-1.

Leicester shpërdoroi epërsinë e dy golave për të marrë në fund një pikë.

Roma 5-1 CSKA

Roma me Jose Mourinhon e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën në garën e re të UEFA-s, Conference League.

Roma e shkatërroi në Olimpico CSKA Sofian, duke e mundur 5-1.

Mysafirët vetëm sa i bën keq vetes duke kaluar të parët në epërsi në Olimpico.

Në minutën e 10-të, Graham Carey shënoi për ta shokuar ekipin e Jose Mourinhos.

Por Roma reagoi ende pa shkuar në pushim të pjesës së parë.

Fillimisht e barazoi rezultatin Lorenzo Pellegrini për 1-1 ne min 25’, derisa më pas shënoi golin e epërsisë Stephan El Shaaraëy për 2-1 ne atë te 38’.

Roma ishte shumë më e mirë edhe në pjesën e dytë ku shënoi 3 gola.

Sërish shënoi Lorenzo Pellegrini për 3-1, më pas Gianluca Mancini në atë të 82’ për 4-1 dhe në fund Tammy Abraham për 5-1 në atë të 84’.

Shpërndaje në: