Romano konfirmon trajnerin e ri te Newcastle

Romano konfirmon trajnerin e ri te Newcastle

Skuadra angleze Newcastle United që ka pronarët më të pasur në botë, pas shkarkimit të trajnerit Steve Bruce, përkohësisht ka emëruar Graeme Jones si trajner.

Në krye të skuadrës angleze, Jones ka qenë në kry për dy ndeshje, duke regjistruar një barazim dhe një humbje, përcjell KosovaPress.

Por, gazetari i njohur Fabrizio Romano tani ka raportuar se Eddie Howe do të jetë trajneri i ri i Newcastle.

Thuhet se marrëveshja është kompletuar pasi që bisedimet me trajnerët si Paulo Fonseca dhe Unai Emery kishin dështuar.

Krerët e Newcastle janë duke përgatitur kontratën dhe dëshirojnë ta mbyllin sot marrëveshjen me Eddie Howe si trajnerin e tyre të ri.

Marrëveshja është pranuar nga Howe, ku ky i fundit do të jetë në krye të Newcastle deri në vitin 2024.

Shpërndaje në: