Romano: Lukaku po rikthehet në Inter

Periskopi.com Sporti

Po vazhdon puna për rikthimin e Romelu Lukakut te Interi.

Interi po bisedon me Chelsean për tarifën përfundimtare të huazimit, Interi ka bërë një propozim me vlerë 5 milionë euro plus 2 milionë shtesë, shkruan Periskopi.

Java e ardhshme do të jetë çelësi për përshpejtimin e bisedimeve – pasi të dya palët duan të gjejnë një zgjidhje sa më të shpejtë.