Romeo Beckham po shkatërrohet në rrjetet sociale, pasi publikohet përmbledhja e debutimit profesional të tij

Romeo Beckham po shkatërrohet në rrjetet sociale, pasi publikohet përmbledhja e debutimit profesional të tij

Romeo Beckham, biri i dytë i ikonës së futbollit, David Beckham bëri debutimin e tij profesional të dielën mbrëma.

18-vjeçari u angazhua për Fort Lauderdale CF – skuadra rezervë e Inter Miamit, e cila është pronë e babait të tij – në ndeshjen kundër South Georgia Tormenta, në atë që konsiderohet esencialisht si lojë e ligës së tretë në ShBA.

I aktivizuar në krahun e djathtë, njejtë si babai i tij në disa raste në të kaluarën, Romelo luajti 79 minuta në këtë përballje, e cila u mbyll me rezultat 2-2.

Gjykuar nga reagimet e përmbledhjes së paraqitjes së tij, ngjashmëria e pozicionit mund të jetë krahasimi i fundit mes Romeot dhe babait të tij.

Përmbledhja e publikuar nga ‘Sky Sports’ në rrjetet sociale zgjatë vetëm 28 sekonda dhe në të përfshihen dy krosime mediokër të tij, të cilat me lehtësi kontrollohen nga portieri kundërshtar.

Ai pastaj shihet duke u larguar nga fusha si i zëvendësuar.

Kjo ka nxitur shumë fansa në rrjetet sociale që të lënë komente brutale për debutimin profesional të të riut.

Një fans pyeti: ”Ai luajti 79 minuta dhe kjo është më e mira që mund të bënit për përmbledhjen?”

Një tjetër deklaroi: ”Dy krosime. Çfarë paraqitje. Nuk do të futej as në formacionin e qenit dhe bretkosës po të mos ishte biri i Beckhamit.”

Një tjetër komentues u tall: ”Përmbledhja e tij e vetme ishin dy krosime të dobëta në zonë të cilat i kapi portieri… kur do të transferohet te Newcastle?”

Shikoni më poshtë përmbledhjen e paraqitjes së tij. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: